Thursday, April 19, 2018
Kronika E ZezëLajme

Bëhet shkrumb e hi një piceri në Çair

Nga zjarri mbrëmë u dogj një piceri në Qendrën Tregtare “Çairçanka”, në Shkup, nuk ka të lënduar.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kumtoi se zjarri është paraqitur rreth orës katër të mëngjesit nga një kalimtar rasti.

Në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar ekipe të Brigadës për Mbrojtje nga Zjarri. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa piceria tërësisht është djegur.

Ndërmerren masa për konfirmimin e shkaqeve për shkaktimin e zjarrit. /AIM/

Leave a Response