Thursday, April 19, 2018
KosovëLajme

Haradinaj të mërkurën viziton Shkupin

Më 18 prill (e mërkurë), kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të realizojë vizitën e parë të tij në Maqedoni, ndërsa i njëjti do të pritet nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe zyrtarë tjerë të lartë të shtetit.

Haradinaj dhe Zaevi, do të diskutojë me Zaevin për marrëdhëniet ndër-fqinjësore, ndërsa do të definohet data e mbledhjes së përbashkët qeveritare midis Maqedonisë dhe Kosovës. Po këtë ditë, në Shkup do të qëndrojë edhe zyrtarja e lartë e BE-së, Frederika Mogerini./am/

Leave a Response