Thursday, April 19, 2018
BasketbollSport

Indiana “leksion” Klivlendit, ska befasi në Perëndim

Në nismë të garave të plej offit, skuadra e Indianës përgatit befasinë e parë. Indiana befasoi skuadrën e Klivlendit, duke e mundur me 98-80 në transfertë. Te mysafirët u dallua Oladipo duke realizuar 32 pikë, ndërsa për Klivlendin nuk mjaftuan 24 pikët e LeBron Xhejmsit. Pas kohës shtesë fiton edhe Bostoni, që mundi 113-107 Milluokin, ndërsa katër basketbolist të Bostonit realizuan mbi 20 pikë. Nuk ka surpriza në Konferencën e Perëndimit, ku fitojnë ekipet vendase. Oklahoma mundi 116-108 Juta Xhaz,, ndërsa Hjustoni mposhti 104-101 skuadrën e Minesotës./am/

Leave a Response