Wednesday, September 26, 2018
Kronika E ZezëLajme

Paraburgoset një polic në Maqedoni, dyshohet për tregti me marihuanë

Një polic nga Shkupi është arrestuar dhe i është cajtuar masa e paraburgimit 30 ditor pasi në shtëpinë e tij është gjetur lëndë narkotike – marihuanë.

Kundër tij është ngritur procedurë penale për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim për përdorim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”.

Siç njoftojnë nga MPB, më 19 prill gjatë kontrollit të shtëpisë së J.J (40) nga Shkupi, janë gjetur 125 gramë marihuanë, si dhe fara të kanabisit.

Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake të dyshuarit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve dhe i njëjti është pezulluar nga puna deri në përfundimin e procedurës hetimore.

Leave a Response