Friday, July 27, 2018
Shkencë

Studiuesit japin alarmin: Peshqit meshkuj po bëhen transgjinor

The Sun në një artikull të publikuar së fundmi, referon të dhënat e një studimi të kryer mbi ndikimin real të kimikateve të ndryshme në sjelljen e peshqve, madje deri në “burrërinë” e tyre.

Një në pesë peshq meshkuj tashmë është transgjinor si pasojë e hormoneve që gjenden në pilulat kontraceptive që hidhen në tualete dhe përcillen në kanalet kulluese.

Ky është pretendimi i një studimi shkencor të ri nga Universiteti i Exeter, në Angli, që thonë se disa peshq të gjinisë mashkullore tashmë po prodhojnë vezë ndërkohë që të tjerë po përjetojnë fertilitet të reduktuar, agresion dhe konkurrencë.

Ky problem po shkaktohet nga kimikatet që ndodhen tek kontraceptivët si dhe ato të plastikës, produkteve të higjenës e ato kozmetike.

Profesori Charles Tyler mati mashkulloritetin e peshqve në 59 vende dhe zbuloi se 20% e tyre shfaqnin karakteristika transgjinore ose interseksuale. Sipas tij, këto kimikate mund të kenë efekte më të gjera tek peshqit se sa mendojmë ne.

Studime të tjera kanë treguar se shumë kimikate të tjera që shkarkohen përmes ujërave të zeza mund të ndikojnë peshqit, madje edhe ilaçet kundër drepresionit që ndikojnë në zvogëlimin e frikës natyrale të disa lloje peshqish, duke përfshirë edhe mënyrën se si ata reagojnë ndaj grabitqarëve.

Studime të tilla mund të ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit ndaj mbrojtjes së popullsisë së peshqve në detet dhe lumenjtë përpara se të jetë shumë vonë.

Leave a Response