Monday, April 23, 2018
LajmeMaqedoni

ZEQIRI: TOSHTA E KAPI SELËN PËR DORE DHE E HODHI TEK TURMA

Deputeti i LSDM së Muhamed Zeqiri dëshmoi për tentimin e vrasjes ndaj Zijadin Selës më 27 prill në Kuvend. Zeqiri ishte i pari që e tregoi se kush ka qenë personi i cili e ka tërhequr Selën nga turma. Sipas Zeqirit, Aleksandar Janevski-Toshta i pari e ka marrë Selën për dore dhe e ka futur në turmën e tërbuar, raporton Televizizioni SHENJA.

“Unë dhe disa kolege ishim në kabinën lartë të përkthimit. Patëm mbyllur derën. Prej lartë shihnim dhunën ndaj deputetëve. Atë që e pashë ishte se po hidhej gjithçka. Deputetët filluan të përgjaken. Edhe Sela po ashtu. Në një moment e kam parë se e kishte ulur kokën pastaj e pash se ishte përgjakur. E pashë se një person me jelek të lëkurës e kapi për dore dhe e tërhoqi nga turma. Ai përson është prezent në sallë. (Aleksandar Janevski Toshta). Pasi Toshta e kapi Selën, u afruan edhe disa për ti ndihmuar. Sasho Senkov i ndihmoi me disa të tjerë. E kam parë deri tek momenti kur e kanë tërhequr jashtë pasi nga galeria kishim aq pamje”. /shenja/

Leave a Response